Ndërlidhjet

Berisha mbështet kandidat të PD-së për president


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i ka parashtruar kryeministrit aktual, Sali Berisha, kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se “bashkëpunimi në kuadrin kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit”.

“Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Shtyp të kryeministrit Berisha.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se pas kthimit nga Samiti i Çikagos, ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, duke shprehur bindjen se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për t’i dhënë vendit presidentin e ardhshëm të Republikës.
XS
SM
MD
LG