Ndërlidhjet

Njëmbëdhjetë të vrarë në Afganistan


Afganistan - Pamje arkivi
Afganistan - Pamje arkivi
Sulmues vetëvrasës, me uniforma policie, kanë vrarë pesë persona në juglindje të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesit janë kapur teksa kanë bërë përpjekje të kalojnë vjedhurazi në një postbllok të policisë në provincën Paktika.

Shefi i policisë, Davlat Khan Zadran, tha se të gjashtë sulmuesit kanë vdekur në operacionin e dështuar të tyre.

Ai tha se personat e armatosur kanë dashur të qëllojnë një zyrë të qeverisë së qarkut, por janë ndaluar në postbllok.

Gjatë luftimeve, katër sulmues kanë vdekur pasi kanë shpërthyer eksplozivët, ndërsa dy të tjerë janë qëlluar.

Dy civilë dhe tre zyrtarë policie kanë humbur jetën po ashtu në luftime.

Të martën, po në provincën Paktika, militantët kanë vrarë katër punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe një roje.
XS
SM
MD
LG