Ndërlidhjet

Merkel qorton Ukrainën e Bjellorusinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkiv
Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkiv
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se qytetarët e Ukrainës dhe të fqinjit të saj autoritar, Bjellorusisë, “vazhdojnë të jetojnë në diktaturë dhe shtypje”.

Merkel i ka bërë këto komente gjatë një adresimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në mesin e përpjekjeve për të siguruar se ish-kryeminsitrja e Ukrainës, Julia Timeshenko, merr trajtimin e duhur mjekësor.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg për shkak të “abuzimit me detyrën zyrtare”, ka ndërprerë të mërkurën grevën e urisë, pasi është transferuar për trajtim në spital, nën mbikëqyrjen e një mjeku gjerman.

Në një tjetër zhvillim, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, të ndalojë “politikën tejet të ashpër kundër mediave në Bjellorusi”.
XS
SM
MD
LG