Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq akuzon Tadiqin për “mashtrim”


Boris Tadiq & Tomisllav Nikolliq

Boris Tadiq & Tomisllav Nikolliq

Udhëheqësi i Partisë Progresive të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka akuzuar rivalin e tij për postin e presidentit, Boris Tadiq, për mashtrim në zgjedhje.

Nikolliq, i cili do të përballet në balotazhin e 20 majit me Tadiqin, ka thënë se ky i fundit “ka ndërruar fletëvotimet origjinale me të tjera në zgjedhjet e 6 majit”.

“Ne në zgjedhje kemi fituar më bindshëm seç ka njoftuar Komisioni Republikan për Zgjedhje, por votat janë vjedhur edhe më shumë se në shtatorin e vitit 2000”, ka thënë Nikolliq.

Tadiqi, i cili ka arritur marrëveshje me Partinë Socialiste të Ivica Daçiqit për bashkëqeverisjen e Serbisë, i ka quajtur akuzat “shpifje”.

Serbia, më 6 maj, ka votuar në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.
XS
SM
MD
LG