Ndërlidhjet

Vriten 10 militantë të Al Kaidës


Ilustrim me pamje arkivi nga Jemeni
Ilustrim me pamje arkivi nga Jemeni
Ministria e Mbrojtjes në Jemen ka bërë të ditur se 10 militantë, të lidhur me Al Kaidën, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe me artileri në jug të vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë, kryengritësit e grupit radikal, Ansar al-Sharia, janë sulmuar nga ushtria në Zinxhibar – në kryeqytetin e provincës jugore, Abjan.

Por, transmetuesi Al Arabia ka raportuar se pesë nga dhjetë kryengritësit janë vrarë nga sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Jemenit, Abd Rabud Mansur Hadi, i cili ka marrë kryesimin e shtetit në muajin shkurt, është zotuar se do të luftojë Al Kaidën, duke e konsideruar këtë si “detyrë fetare dhe kombëtare”.
XS
SM
MD
LG