Ndërlidhjet

OKB dënon sulmet në Siri


Damask, 10 maj 2012.
Damask, 10 maj 2012.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ashtu si edhe Këshilli i Sigurimit kanë dënuar shpërthimet vdekjeprurëse në Damask të Sirisë.

Mediat shtetërore thonë se sulmet e dyfishta me bomba kanë lënë 55 të vrarë dhe rreth 370 të plagosur, duke i përshkruar ato si më vdekjeprurëset në kryeqytet që nga shpërthimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad, 14 muaj më parë.

Ban u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga dhuna dhe të zbatojnë planin për paqe – përfshirë armëpushimin – të sponsorizuar nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Kofi Anan.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian po ashtu kanë dënuar sulmet, ndërsa Moska ka akuzuar vende të paspecifikuara për nxitjen e dhunës së tillë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se SHBA mbetet e shqetësuar për Sirinë dhe përsëriti thirrjet që Asadi të japë dorëheqje.

“Natyrisht, situata në Siri mbetet një shqetësim i madh. Armëpushimi nuk duket se po bën punë dhe vetë Anani ka shprehur shqetësimin nëse palët janë duke e respektuar atë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Asadit të japë dorëheqje. Duhet të ketë ndryshime atje. Ata kanë humbur legjitimitetin nga numri i madh i vdekjeve që kanë ndodhur në Siri”, ka thënë Paneta.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së enjtes, por edhe qeveria, edhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën.
XS
SM
MD
LG