Ndërlidhjet

Britani - protestojnë policët


Londër - Pamje nga protesta të mëhershme kundër masave të kursimit.
Londër - Pamje nga protesta të mëhershme kundër masave të kursimit.
Mbi 30,000 oficerë policorë kanë marshuar të enjten në Londër, ndërsa qindra-mijëra punëtorë të sektorit publik në Britani kanë hyrë në grevë, kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Greva 24-orëshe është e fundit në serinë e aksioneve protestuese, prejse qeveria e Dejvid Kameronit ka ardhur në fuqi, në vitin 2010.

Oficerët e policisë kanë vënë kapele bejsbolli me mbishkrimet “Shkurtimet janë kriminale”.

Qeveria ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve dhe ndryshime të pagave dhe pensioneve të tyre.

Policia, e cila sipas ligjit britanik e ka të ndaluar të mbajë grevë, ka paralajmëruar se masat e qeverisë për të reduktuar deficitin rekord, vënë sigurinë publike në rrezik.

Oficerët e burgjeve kanë marrë pjesë po ashtu në protestë.
XS
SM
MD
LG