Ndërlidhjet

HRW kërkon të hiqen nga Kodi Penal nenet 37 e 38


Ilustrim

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës duhet të heqë nga Kodi Penal dy nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, thuhet në letrën që u ka dërguar organizata Human Rights Watch (HRW) anëtarëve të Komitetit Legjislativ të Parlamentit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka kthyer Kodin Penal për rishqyrtim në Kuvend, pasi i është dërguar për miratimin final. Vendimi i presidentes pason kritikat e mëdha të gazetarëve për nenet 37 dhe 38 të Kodit.

“Këto dispozita ndërhyjnë në mënyrë të pajustifikueshme te gazetarët dhe minojnë lirinë e mediave në Kosovë”, ka thënë Lidia Gall, hulumtuese për Evropën Lindore dhe Ballkanin në HRW.

“Kuvendi duhet t’i heqë këto nene dhe ta bëjë Kodin Penal në përputhje me standardet e të drejtave humane. Kuvendi duhet të dijë se këto dispozita rrezikojnë gazetarinë hulumtuese dhe kërcënojnë të drejtën e publikut për t’u informuar”, ka thënë Gall.

Dy nenet e kontestueshme nga asociacionet vendore dhe ndërkombëtare të mediave, neni 37 dhe ai 38, janë cilësuar si “përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese”.
XS
SM
MD
LG