Ndërlidhjet

Ekipi rus heton rrëzimin e aeroplanit


Vendi i aksidentit në Indonezi
Vendi i aksidentit në Indonezi
Një ekip i hetuesve rusë ka arritur në Indonezi për të hetuar rrëzimin e një avioni pasagjerësh, me rreth 50 njerëz në bord.

Aeroplani Sukhoi Superjet 100 është rrëzuar në një mal pranë Xhakartës të mërkurën, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet të enjten. Fatkeqësisë nuk i ka mbijetuar asnjë udhëtar as anëtar ekuipazhi.

Ambasada e Rusisë në Indonezi tha se hetuesit rusë do të punojnë me homologët indonezianë, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të premten, gjashtë helikopterë janë dërguar në vendin e ngjarjes për të transportuar trupat e viktimave.
XS
SM
MD
LG