Ndërlidhjet

JP Morgan humb dy miliardë dollarë


Nju Jork - ilustrim
Nju Jork - ilustrim
JP Morgan, banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur se ka humbur 2 miliardë dollarë në gjashtë javët e kaluara.

Kreu i kompanisë, Xhejmi Dajmon, ka thënë se humbjet kanë ndodhur “për shkak të gabimeve të shumta dhe gjykimeve të këqija”.

Aksionet e kompanisë kanë rënë gati për 7 për qind pas bërjes publik të lajmit.

Rezervat e tjera bankare, përfshirë Citi-grup dhe Bankën e Amerikës, kanë pësuar po ashtu humbje.

JP Morgan ka përballuar krizën financiare të 2008-ës në gjendje shumë më të mirë sesa konkurrentët.
XS
SM
MD
LG