Ndërlidhjet

Vrasje në Mitrovicë


Ilustrim
Ilustrim
Një person, 34 vjeçar, ka humbur jetën nga plagët e marra nga një armë zjarri në fshatin Selac të Mitrovicës.

"Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasditës së djeshme, rreth orës 15:00, ndërsa viktima Xhemajl Murati, është plagosur me armë zjarri në këmbë, me ç’rast ka pranuar plagë vdekjeprurëse", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po sipas tij, motivet e aktit kriminal besohet se janë të ndërlidhura rreth një mosmarrëveshjeje në mes të palëve lidhur me të kulloturat e bagëtive.

I dyshuari kryesor për vrasjen është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG