Ndërlidhjet

logo-print

Opozita siriane kërkon hetim ndërkombëtar të sulmeve


Damask, 10 maj 2012.

Damask, 10 maj 2012.

Opozita siriane ka bërë thirrje për hetime ndërkombëtare të sulmeve të dyfishta me bomba në Damask, të cilat kanë vrarë të paktën 55 persona dhe kanë plagosur rreth 370 të tjerë.

Ushtria e Sirisë së Lirë ka kërkuar dërgimin e hetuesve për të përcaktuar autorët e bombardimeve.

Ndërkohë, duke folur në Tokio, kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Ghalioun, ka thënë se qeveria e presidentit Bashar al-Asad po bën përpjekje “të vrasë planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan”.

Qeveria ka fajësuar “terroristët” për sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytet që nga shpërthimi i kryengritjes antiqeveritare në Siri, 14 muaj më parë.

Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG