Ndërlidhjet

Fund dyshimeve për fundin e botës më 2012?


Ilustrim
Ilustrim

Kalendari më i hershëm Majan u gjet në një shtëpi në Guatemala, dhe ai i jep fund dyshimeve se bota do të marrë fund në dhjetor të vitit 2012, thonë shkencëtarët.

Muret tregojnë tabelat astronomike më të vjetra të njohura nga Maja. Shkencëtarët e dinin që ata kishin mbajtur shënime të tilla në atë kohë, por deri tani, shënimet më të vjetra të njohura datonin rreth 600 vjet më vonë.

Shënimet astronomike ishin çelësi i kalendarit Majan, i cili mori vëmendje më të madhe kohëve të fundi, për shkak se thuhej që ai parashikon që botës do t’i vijë fundi në dhjetor të këtij viti.

Ekspertët thonë që kalendari nuk bën parashikim të tillë. Gjetjet e reja ofrojnë një prapavijë tjetër: Llogaritjet përfshijnë një hapësirë kohe më të gjatë se 6 mijë vjet, që do të thotë se mund të zgjasë edhe përtej vitit 2012.

Pse ata do të kalonin nëpër ata numra, nëse botës do t’i vinte fundi këtë vit?”, thotë Antoni Aveni nga Universiteti Kolgejt në Hamilton, Nju Jork, i cili është ekspert i astronomisë Majane. “Mund të thuhet se një numër aq i madh, të paktën sugjeron që koha vazhdon”.

Aveni, bashkë me Uilliam Saturno nga Universiteti i Bostonit, si dhe disa ekspertë të tjerë, e treguan zbulimin të premten në revistën “Science”.

Dhoma është pjesë e një kompleksi i rrënojave të Majanëve, në pyllin e Ksultunit, në verilindje të Guatemalës. Muret përmbajnë gjithashtu portrete të mbretërve dhe disa figura të tjera, por është e qartë se ato kanë lidhje me shkrime astronomike, thonë shkencëtarët.

Një mur përmban një kalendar të bazuar në fazat e hënës, i cili i mbulon rreth 13 vjet. Zbuluesit thanë se mendojnë që mund të jetë përdorur për të mbajtur gjurmë se cila “perëndi” ishte duke e mbikëqyrur hënën në kohë të caktuara.

Aveni tha se një gjë e tillë i lejonte shkruesit të parashikojnë paraqitjen e viteve hënore paraprakisht, kur hëna ishte e plotë.

Mbajtja e të dhënave të tilla ka qenë çelësi i astrologjisë dhe ritualeve Majane, dhe mund të jetë përdorur, për shembull, për të këshilluar mbretin kur të shkojë në luftë.

Ajo që keni këtu është një astronomi e nxitur nga feja”, tha Aveni.

Në një mur ngjitur, janë numra që tregojnë katër horizonte kohore prej afërsisht 935 deri në 6,700 vjet.

Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqësojnë këta numra, por ndoshta shkruesit kishin bërë llogaritje të vëzhgimeve të kombinuara nga ngjarjet e rëndësishme astronomike, si lëvizjet e Marsit, Venerës dhe hënës, thanë hulumtuesit.

Pse të lodhen ta bëjnë një gjë të tillë? Ndoshta shkruesit ishin 'kalamaj'...të cilët vetëm u përkushtuan me pasion duke bërë këso lloje të llogaritjeve dhe përllogaritjeve, dhe i bënë ato shumë më larg se sa çka iu nevojit shoqërisë”, u shpreh Aveni.

Ekspertët e papërfshirë në zbulimin, thanë se ky është një përparim i madh.

Është një befasi e mrekullueshme”, tha Simon Martin, kurator i një ekspozite rreth kalendarit Majan, në Universitetin e Muzeut të Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Pensilvani.

Derisa rezultatet e punës së shkruesve të kalendarit ishin të njohura si gdhendje mbi monumente, “ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë një hapësirë punuese, ose si kanë shkuar gjërat realisht”, tha Martin.

Puna e re i jep njohuri për këtë, tha ai, dhe fakti se shtëpia ka kulm prej guri, dhe nuk ishte e bërë me kashtë, tregon se në atë kohë, shkruesit kishin jetuar në një nivel të lartë shoqëror.

Është një zbulim shumë i rëndësishëm”, tha Xhon B. Klarson, drejtor i qendrës Arkeastronomike në Marillend.

Ky është një fillim intrigues për këtë zbulim”.(g.k.)



* huazuar nga agjencitë botërore të lajmeve
XS
SM
MD
LG