Ndërlidhjet

Bie sërish inflacioni në Kinë


Juani kinez

Juani kinez

Inflacioni në Kinë ka rënë për të tretin muaj me radhë. Të dhënat e reja të qeverisë tregojnë se çmimet e konsumit janë rritur për 3.4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Norma e inflacionit për muajin shkurt ka qenë 3.2 për qind – çfarë ishte niveli më i ulët në 20 muaj.

Qeveria kineze po bën përpjekje të zvogëlojë çmimet e mallrave të konsumit dhe të pronës, të cilat kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të vendit.

Pekini ka vendosur një objektiv për mbajtjen e inflacionit nën 4 për qind.
XS
SM
MD
LG