Ndërlidhjet

SHBA dyshon se Irani mund t’i shmanget Bankës Qendrore


Nënsekretari amerikan për çështje terrorizmi, Dejvid Kohen.
Nënsekretari amerikan për çështje terrorizmi, Dejvid Kohen.
Nënsekretari amerikan për çështje terrorizmi, Dejvid Kohen, tha se Irani e ka të vështirë të sigurojë fonde jashtë Bankës Qendrore.

Uashingtoni ka goditur me sanksione këtë institucion, për shkak të dyshimeve se Irani synon krijimin e armëve bërthamore.

Kohen tha se secili që blen naftë nga Irani, duhet t’i paguajë Bankës Qendrore të këtij vendi.

Republika Islamike thuhet se ka autorizuar eksportuesit privatë në vend të shesin deri në 20 për qind të eksporteve të tyre të papërpunuara, në mënyrë që t’iu shmangen sanksioneve amerikane që godasin Bankën Qendrore.

Vendet që blejnë naftë të papërpunuar nga Irani, duhet të reduktojnë importet deri më 28 qershor ose institucionet e tyre financiare mund të bllokohen nga tregjet amerikane.
XS
SM
MD
LG