Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i NATO-s


Afganistan - pamje arkivi

Afganistan - pamje arkivi

Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se një sulmues me uniformë të ushtrisë afgane ka vrarë një ushtar të saj në lindje të vendit.

Burimi i njëjtë ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar, por nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimës.

Sulmuesit me uniformë kanë shkaktuar lëkundje të besimit ndërmjet koalicionit të NATO-s dhe partnerëve të tij afganë.

Aleanca po përgatitet të dorëzojë përgjegjësitë e sigurisë të forcat lokale para afatit të 2014-ës për tërheqjen e trupave të huaja.
XS
SM
MD
LG