Ndërlidhjet

Breiviku qëllohet me këpucë


Anders Bering Breivik

Anders Bering Breivik

Gjykimi i vrasësit të vetëdeklaruar, Anders Bering Breivik, është ndërprerë të premten, kur një spektator ka hedhur këpucën në drejtim të tij, në Gjykatën e Oslos.

“Ke vrarë vëllain tim. Shko në ferr”, i ka thënë ai Breivikut, për t’u përjashtuar më pas nga gjykata.

Këpuca nuk ka prekur Breivikun, por njërin nga avokatët e tij.

Breivik ka pranuar se ka vrarë 8 persona me shpërthimin e bombës pranë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin norvegjez dhe 69 të tjerë, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në ishullin Utoja.

Ai ka thënë se “nuk është fajtor për vrasjet”, duke deklaruar se ato kanë qenë “vetëmbrojtje kundër politikave multikulturaliste të qeverisë”.

Gjykimi i tij ka nisur më 16 prill.
XS
SM
MD
LG