Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi polak voton për rritjen e moshës së pensionimit


Flamuri i Polonisë

Flamuri i Polonisë

Dhoma e Ulët e Kuvendit të Polonisë ka miratuar nismën e qeverisë për të rritur moshën e pensionomit në 67 vjeç edhe për burrat, edhe për gratë.

Aktualisht, mosha e pensionomit në Poloni është 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat.

Kabineti i kryeministrit Donald Tusk ka propozuar masën, duke thënë se ajo do t’iu japë pensionistëve më shumë kohë për të siguruar pensione më të mëdha, por edhe do të reduktojë shpenzimet e shtetit.

Sindikatat kanë shprehur kundërshtime të fuqishme për masën.

Për t’u shndërruar në ligj, ajo duhet të miratohet edhe nga Senati, si dhe të nënshkruhet nga presidenti Bronisllav Komorovski.
XS
SM
MD
LG