Ndërlidhjet

logo-print

Karzai do të takojë Merkelin


Karzai dhe Merkel - foto arkivi

Karzai dhe Merkel - foto arkivi

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, më 16 maj në Berlin.

Zëdhënësi i Merkelit, Shtefen Zajbert, tha se dy zyrtarët do të diskutojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s në Çikago, si dhe do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Gjermania aktualisht ka kontingjentin e tretë më të madh të ushtarëve, në kuadër të forcës së NATO-së, në Afganistan – pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Në Çikago, nikoqirja e samitit, SHBA-ja, pritet të kërkojë angazhime nga të 28 shtetet anëtare të NATO-s për të financuar forcat afgane të sigurisë. Shumica e trupave të huaja pritet të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG