Ndërlidhjet

Plani për integrimin e veriut “drejt finalizimit”


Mitrovicë

Mitrovicë

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet kosovare janë duke finalizuar planin për integrimin e veriut të Kosovës, i cili, sipas tij, është shumë i përshtatshëm dhe paraqet platformën fillestare për normalizimin e gjendjes.

Sipas Dukagjin Goranit, zgjidhja duhet të gjendet në bisedimet e autoriteteve të Prishtinës me serbët e veriut, ndërsa “Beogradi duhet vetëm të ndihmojë”.

Megjithatë, Gorani ka thënë për mediat serbe se gjithçka varet nga niveli politik i banorëve në veri, të cilët “Qeveria e Kosovës do që t’i afirmojë dhe t’i inkurajojë për të pranuar realitetin”.

Gorani ka shtuar se zgjidhja më reale për veriun e Kosovës është Plani i Ahtisarit, porse zbatimin e tij e pengojnë “grupet e atjeshme kriminale”, prej të cilave “tash e 13 vjet nuk ka rend dhe qetësi”.

Në këtë pjesë të Kosovës, që nga përfundimi i luftës funksionojnë strukturat paralele serbe.
XS
SM
MD
LG