Ndërlidhjet

Izraeli nuk merr pjesë në Samitin e Çikagos


Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Aleanca Veri-atlantike ka bërë të ditur se Izraeli nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago, por ka mohuar se Turqia, si anëtare e Aleancës, ka bllokuar pjesëmarrjen e tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka përmendur si arsye mospjesëmarrjen e Izraelit në misionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike.

Disa raporte të mediave kanë thënë se Turqia ka kundërshtuar praninë e Izraelit në Çikago, për shkak të incidentit të vitit 2010, kur ushtria izraelite ka bastisur anijen me ndihma për Rripin e Gazës, duke vrarë nëntë aktivistë turq.

Rasmusen ka thënë se në samit do të marrin pjesë edhe 13 partnerë të NATO-s, por vetëm ata që kanë kontribuar në operacionet ushtarake të Aleancës.

Nikoqir i samitit është presidentit i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. Ai do të zhvillojë punimet më 20 dhe 21 maj.
XS
SM
MD
LG