Ndërlidhjet

Bie numri i viktimave civile në Afganistan


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis, ka bërë të ditur se numri i viktimave civile në këtë vend ka rënë 20 për qind në këtë vit.

Sipas tij, një gjë e tillë besohet të ketë ndodhur si pasojë e disa faktorëve, përfshirë luftimet më të pakta në katër muajt e parë të vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të 2011-ës.

Ish-ministri i Jashtëm sllovak po ashtu ka thënë se forcat qeveritare të Afganistanit dhe trupat e udhëhequra nga NATO-ja po bëjnë përpjekje të shumta për të reduktuar viktimat civile gjatë kryerjes së operacioneve kundër militantëve talibanë.

Kubis, megjithatë, ka refuzuar të zbulojë statistikat zyrtare të OKB-së për numrin e afganëve të vrarë dhe të plagosur në periudhën janar-prill 2012.

Ai ka thënë se të dhënat do të publikohen para Samitit të NATO-s në Çikago, ku liderët e Aleancës do të diskutojnë për të ardhmen e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG