Ndërlidhjet

Situata në Lindje "mund të ketë ndikim" në Azinë Qendrore


Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim të Shangajit - Pekin

Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim të Shangajit - Pekin

Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait janë takuar të premten në Pekin, për të diskutuar bashkëpunimin rajonal në luftën kundër terrorizmit, si dhe në promovimin e sigurisë.

Ministrat kanë shprehur shqetësim për gjendjen në Afganistan, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, duke thënë se situatat e paqëndrueshme atje mund të kenë ndikim negativ në sigurinë e Azisë Qendrore.

Anëtarë të Organizatës së Shangait janë: Kina, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Tazhikistani dhe Uzbekistani.

Organizata është themeluar në vitin 1996 si “Pesëshja e Shangait”, ndërsa ka ndërruar emrin më 2001, pas bashkëngjitjes së Uzbekistanit.
XS
SM
MD
LG