Ndërlidhjet

Zoran Koliq - fajtor për krime të luftës


Gjykata e Qarkut në Prishtinë

Gjykata e Qarkut në Prishtinë

Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtor Zoran Koliqin, për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit, në maj të vitit 1999, dhe e ka dënuar atë me 14 vjet burgim.

"Trupi gjykues e shpalli Koliqin fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Sipas tij, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.
XS
SM
MD
LG