Ndërlidhjet

Sistemi raketor - Rasmusen hedh poshtë paralajmërimet ruse


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka hedhur poshtë paralajmërimet e Moskës në lidhje me planin e Aleancës për të ndërtuar sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë.

Zyrtarë të lartë rusë kanë thënë së fundmi se negociatat me Shtetet e Bashkuara në lidhje me këtë çështje kanë hyrë në “qorrsokak” dhe se Rusia mund të vendosë raketa në Kaliningrad - një enklavë në kufi me shtetet anëtare të NATO-s - në përgjigje të sistemit raketor.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Bruksel, Rasmusen i ka quajtur deklaratat ruse “taktika të negociatave”.

Ai po ashtu ka thënë se ato janë në kundërshtim me marrëveshjen NATO-Rusi, të arritur dy vjet më parë në Samitin e Lisbonës, që parasheh zhvillimin e një partneriteti strategjik mes dy palëve.

Moska thotë se mburoja raketore e NATO-s mund të kërcënojë sigurinë e saj kombëtare.
XS
SM
MD
LG