Ndërlidhjet

Thaçi e Imami flasin për bashkëpunimin ushtarak


Prishtinë, 11 maj 2012.
Prishtinë, 11 maj 2012.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami. Thaçi mësohet ta ketë vlerësuar si "shumë të rëndësishme mbështetjen e plotë që Kosova ka nga Shqipëria në të gjitha fushat", e sidomos në përkrahjen për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Siç bën të ditur kumtesa e Zyrës së Kryeministrit, në takim është thënë se bashkëpunimi i shkëlqyer ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ministri Imami ka siguruar kryeministrin Thaçi se “Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë FSK-në në procesin e ngritjes së mëtejme të kapaciteteve të saj”.
XS
SM
MD
LG