Ndërlidhjet

logo-print

Ministri kroat i Drejtësisë viziton Kosovën


Presidentja Jahjaga gjatë takimit me ministrin kroat të Drejtësisë, Orsat Mileniq.

Presidentja Jahjaga gjatë takimit me ministrin kroat të Drejtësisë, Orsat Mileniq.

Ministri kroat i Drejtësisë, Orsat Mileniq, ka qëndruar në Kosovë, ku ka zhvilluar bisedime me udhëheqës të lartë të vendit.

Në takim me presidenten Atifete Jahjaga, ai ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat dhe posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Jahjaga, nga ana e saj, ka vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit edhe përmes marrëveshjeve të nënshkruara do të ndihmonte në luftimin e krimit në të dyja vendet, por edhe në gjithë rajonin.

Mileniq ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi, i cili i ka shprehur falënderime për “mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë Republika e Kroacisë për Kosovën në të gjitha periudhat”.
XS
SM
MD
LG