Ndërlidhjet

logo-print

Presidentes lituaneze - vetëm 15 min. takim me Timoshenkon


Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka arritur në spitalin, ku po qëndron ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko.

Kjo e fundit, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg për shkak të “abuzimit me detyrën zyrtare”, është transferuar në spital të mërkurën për trajtim të dhimbjeve nën mbikëqyrjen e një neurologu gjerman.

Mjeku kryesor i spitalit ka thënë se presidentes lituaneze do t’i jepen 15 minuta kohë për të biseduar me Timoshenkon.

Grybauskaite është udhëheqësja e parë e huaj që i lejohet të takojë Timoshenkon, që nga burgosja e saj në tetor të vitit 2011.

Të premten, edhe Qeveria italiane i ka kërkuar leje Kievit që t’i mundësojë nënsekretares për punë të jashtme të Italisë, Marta Dasu, të vizitojë Timoshenkon.

Rasti i ish-kryeministres ukrainase ka tensionuar ashpër marrëdhëniet ndërmjet Kievit dhe Perëndimit.

Diplomatët evropianë thonë se ai është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG