Ndërlidhjet

Ministri rumun akuzohet për plagjiat


Ilustrim me flamurin e Rumanisë

Ilustrim me flamurin e Rumanisë

Ministri i Arsimit në Rumani është akuzuar për plagjiat.

Shkencëtarët nga Japonia, Izraeli dhe Tajvani kanë thënë se Ioan Mang ka kopjuar punën e tyre mbi teknologjitë e informacionit dhe kanë bërë thirrje për shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Kryeministri Viktor Ponta i ka kërkuar Akademisë – forumit më të lartë shkencor në Rumani – të analizojë akuzat.

Skandali i plagjiatit ndodh pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Teodor cu Gutenberg, dhe presidenti i Hungarisë, Pal Shmit, janë detyruar të japin dorëheqje vitin e kaluar për shkak të plagjiaturës.
XS
SM
MD
LG