Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga miraton rregullore për dekoratat


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke ia ndarë dekoratën humanitare "Nënë Tereza" shefes së Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Luizë Arbour

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke ia ndarë dekoratën humanitare "Nënë Tereza" shefes së Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Luizë Arbour

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka aprovuar Rregulloren mbi llojet e dekoratave që i jep presidenti i Kosovës dhe procedurat për dhënien e tyre.

Aprovimi i Rregullores u bë në bazë të Nenit 84, pika 28, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në bazë të Nenit 5 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave, thuhet në njoftimin për media të kabinetit të presidentes.

Sipas kësaj rregulloreje, dekoratat që i jep Presidenti/ja e Republikës së Kosovës janë:

Urdhri Hero i Kosovës; Urdhri i Lirisë; Urdhri i Pavarësisë; Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”; Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”; Medalja Humanitare “Nëna Terezë”; Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”; Medalja Presidenciale e Meritave (Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sport, Siguri, dhe Shërbim Civil); Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë; Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, dhe Titulli Ambasador Nderi i Kosovës.

.
XS
SM
MD
LG