Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet aeroplani i Luftës së Dytë Botërore


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Raportet e mediave britanike thonë se një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore, që i përkiste Forcave Ajrore Mbretërore është gjetur në shkretëtirë egjiptiane pothuajse 70 vjet pas rrëzimit.

Aeroplani Kittyhawk P-40, i cili u zbulua rastësisht nga një punëtor polak i naftës, është në gjendje shumë të mirë, me kabinën e instrumenteve dhe trupin e aeroplanit gati të paprekur.

Piloti, emri i të cilit mendohet të ketë qenë Denis Koping, me sa duket i mbijetoi përplasjes, por ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në shkretëtirë.

Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Koping i përkiste një skuadrilje që kishte bazën në Egjipt gjatë fushatës së Britanisë në vitin 1942 kundër forcave naziste.
XS
SM
MD
LG