Ndërlidhjet

Besimi i BE-së në Ukrainën po "tretet"


Presidentja e Lituanisë Dalia Gribauskaite
Presidentja e Lituanisë Dalia Gribauskaite
Presidentja e Lituanisë Dalia Gribauskaite ka arritur të premten në një spital në Karkiv të Ukrainës për ta takuar ish kryeministren e këtij vendi Julia Timoshenko.

Pas takimit, Gribauskaite tha se besimi i BE-së në Ukrainë po avullohet.

Ajo tha se ka mënyra për të përmirësuar situatën e “komplikuar”, por, ajo shtoi se iu përket ukrainasvee të zgjedhin ems bashkëpunimit më të ngushtë me Evropën, apo vetë-izolimit.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg për shkak të “abuzimit me detyrën zyrtare”, është transferuar në spital të mërkurën për trajtim të dhimbjeve nën mbikëqyrjen e një neurologu gjerman.

Mjeku kryesor i spitalit ka thënë se presidentes lituaneze do t’i jepen 15 minuta kohë për të biseduar me Timoshenkon.

Grybauskaite është udhëheqësja e parë e huaj që i lejohet të takojë Timoshenkon, që nga burgosja e saj në tetor të vitit 2011.

Të premten, edhe Qeveria italiane i ka kërkuar leje Kievit që t’i mundësojë nënsekretares për punë të jashtme të Italisë, Marta Dasu, të vizitojë Timoshenkon.

Rasti i ish-kryeministres ukrainase ka tensionuar ashpër marrëdhëniet ndërmjet Kievit dhe Perëndimit.

Diplomatët evropianë thonë se ai është i motivuar politikisht
XS
SM
MD
LG