Ndërlidhjet

Merr dritën jeshile pilula që parandalon HIV-in


Ilustrim

Ilustrim

Një panel i Administratës për Ushqim dhe Barna i SHBA-së i ka dhënë pëlqimin barit të parë që thuhet se parandalon infektimin me HIV, duke hapur rrugën për një miratim historik në luftën kundër virusit që shkakton AIDS-in.

Vendimi erdhi pasi provat klinike treguan se Truvada mund të ulë rrezikun e HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind.

Pilula e përditshme është për njerëzit e shëndetshëm që janë në rrezik të lartë të infektimit me HIV-it, duke përfshirë çiftet me një partner HIV-pozitiv.

Truvada është përdorur që nga viti 2004 për të trajtuar njerëzit e infektuar.

Ajo aktualisht shitet për 900 dollarë në muaj.

Kritikët shqetësohen se miratimi i drogës për parandalimin e HIV-it mund të nxisë sjellje të rrezikshme seksuale ose të krijojnë variacione të drogës rezistente ndaj virusit.

Vendimi përfundimtar mbi barin pritet nga mesi i qershorit.
XS
SM
MD
LG