Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Dështon sulmi vetëvrasës?


Nga sulmi në Damask, 10 maj, 2012

Nga sulmi në Damask, 10 maj, 2012

Televizioni shtetëror sirian tha se forcat siriane kanë shkatërruar një makinë bombë vetëvrasëse në qytetin verior të Alepos.

Raporti thotë se forcat e sigurisë vranë sulmuesin e dyshuar, i cili thuhej se kishte 1 mijë e 200 kilogramë eksploziv në makinë.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur të raportit të televizionit shtetëror.

Ndërkohë kryengritësit opozitarë bënë thirrje për një hetim ndërkombëtar të shpërthimeve të dyfishta me bomba në Damask, që të enjten vranë të paktën 55 vetë dhe plagosën 370.

Në një deklaratë, Ushtria e Lirë Siriane i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë hetues për të përcaktuar se kush i kreu shpërthimet.
XS
SM
MD
LG