Ndërlidhjet

Rasmusen: M. i Zi dhe Bosnja kanë bërë përparim


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i tha Radios Evropa e Lirë se Mali i Zi ka bërë përparim të madh pas dhënies së Planit të Veprimit për Anëtarësim.

"Është bërë zbatimi i reformave të rëndësishme. Mali i Zi është padyshim në rrugën e duhur. Ka ende punë për të bërë, por përparimi është i dukshëm," ka thënë Rasmusen.

Sipas tij, edhe në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës është bërë përparim.

"Ne kemi miratuar Planin e Veprimit të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës një vit e gjysmë më parë, dhe do të aktivizohet në qoftë se ata zbatojnë reformat e nevojshme. Kohët e fundit, udhëheqësit politikë të Bosnjes arritën një marrëveshje për këtë qëllim. Ajo ende nuk është implementuar, por kur të bëhet kjo, do ta aktivizojmë planin”, tha Rasmusen.

Ndërsa, sa i përket Maqedonisë, Rasmusen kujton se që në vitin 2008 është vendosur për të filluar bisedimet për anëtarësim në NATO, me kusht që të gjendet një zgjidhje reciprokisht e kënaqshme për emrin e Maqedonisë.

"Për fat të keq, nuk ka përparim, por vendimi që kemi marrë 4 vjet më parë mbetet në fuqi," tha Rasmusen për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG