Ndërlidhjet

logo-print

OKB debaton për ekonominë globale


Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Kombet e Bashkuara do të organizojnë javën e ardhshme një konferencë të nivelit të lartë për të eksploruar mënyrat e përmirësimit të situatës së përgjithshme globale ekonomike dhe financiare, citon DPA një zëdhënëse të OKB-së.

Debati i Nivelit të Lartë Tematik mbi gjendjen e ekonomisë botërore dhe Financave në vitin 2012, parashikohet të mbahet në javën e njëjtë kur mbahet edhe samitin i G8-ës, tetë shteteve më të industrializuara në botë në Uashington.

Zëdhënësja Nihah Sadit tha se konferenca mbahet më 17 dhe 18 maj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ajo tha se debati do t’i kontribuojë “përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për të arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë të ekonomisë botërore."
XS
SM
MD
LG