Ndërlidhjet

Rompei ua kujton grekëve "përgjegjësinë kombëtare"


Presidenti i BE-së, Herman Van Rompei
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompei
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompei iu ka bërë thirrje liderëve politikë të Greqisë që të marrin vendime të përgjegjshme në zgjidhjen e krizës së vendit me borxhet.

Van Rompei, në një vizitë në Danimarkë, tha se ai është "i shqetësuar për situatën në Greqi," dhe apeloi te të gjithë liderëve politikë që ta kuptojnë "përgjegjësinë kombëtare."

Presidenti i BE-së i bëri këto komente derisa po vazhdon ngërçi politik në Greqi në mes të shpresave të venitura për bisedime të suksesshme në formimin e koalicionit qeveritar.

Zgjedhjet e së dielës kanë forcuar pozitën e partive që kundërshtojnë masat shtrënguese, të cilat po ashtu dëshirojnë shfuqizimin e marrëveshjes për pakon e shpëtimit mes Greqisë dhe BE-së e FMN-së.

Nëse marrëveshja nuk arrihet brenda ditësh, do të shpallen zgjedhjet e reja për muajin qershor.
XS
SM
MD
LG