Ndërlidhjet

Siri: Eksplodim në qytetin Alepo


Pjesëtari i misionit të OKB-së në Siri afër vendit ku ka ndodhur eksplodimi në Damask
Pjesëtari i misionit të OKB-së në Siri afër vendit ku ka ndodhur eksplodimi në Damask
Raportohet se në qytetin Alepo, një pjesën veriore të Sirisë, mbrëmë vonë ka ndodhur një eksplodim, por nuk ka pasur viktima.

Cak i këtij eksplodimi ishte një ndërtesë qeveritare.

Por, pas shpërthimit është vrarë një rojtar, qartaz në luftime me armë, pas eksplodimit.

Ky shpërthim ndodhi disa orë pasi zyrtarët e Sirisë thanë se e kanë zbuluar një komplot për sulm vetëvrasës me bombë në Alepo.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se forcat e sigurisë e kanë vrarë sulmuesin e dyshuar, para se ai ta aktivizonte sasinë prej 1200 kilogramëve të materjes shpërthyese të ngarkuar në makinën e tij.

Ky zhvillim ndodhi vetëm një ditë pasi 55 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në sulmin e dyfishtë me bomba në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Më herët ka pasur raporte për demonstrata në disa qytete të Sirisë.

Aktivistët opozitarë kanë raportuar se forcat e sigurisë kanë shtënë kundër demonstruesve në Damask, Homs, Hama dhe Alepo.

Raportohet se 10 civilë janë vrarë në gjithë Sirinë.
XS
SM
MD
LG