Ndërlidhjet

Greqi: Pritet vazhdim i bisedimeve për formimin e qeverisë


Aleksis Tsipras dhe Evagelos Venizelos (djathtas) pas një takimi të tyre në Athinë
Aleksis Tsipras dhe Evagelos Venizelos (djathtas) pas një takimi të tyre në Athinë
Në Greqi sot pritet që liderët politikë do ta bëjnë përpjekjen e minutës së fundit për ta formuar koalicionin qeverisës.

Presidenti Karolos Papulias, do t’i ftoj liderët për bisedime, por nuk pritet ndonjë kthesë e madhe.

Mbrëmë, lideri i PASOK-ut socialist, Evangelos Venizelos, dështoi ta formoj qeverinë e koalicionit, pasi ishte refuzuar nga lideri radikal i majtë, Aleksis Tsipras, i cili ka premtuar se do ta hedhë poshtë ndihmën finacniare për Greqinë, në shumë prej 130 miliardë eurosh.

Nëse bisedimet e sotme dështojnë, presidenti Papulias do të jetë i detyruar ta caktoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Perspektiva e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, pas votimeve të së dielës, ka ndikuar në rënien e aksioneve në Greqi, ndërsa monedha euro është në nivelin më të ulët prej muajit janar.

Zgjedhjet e reja me gjasë, mund të mbahen në mes të qershorit.

Të majtit radikal, që dëshirojnë të mos e pranojnë ndihmën prej 130 miliardë eurosh, po udhëheqin në shumicën e hulumtimeve të opionionit.
XS
SM
MD
LG