Ndërlidhjet

SHBA e vazhdojnë shitjen e armatimit në Bahrejn


Pamje nga protestat në Bahrejn
Pamje nga protestat në Bahrejn
Shtetet e Bashkuara planifikojnë ta vazhdojnë një pjesë të shitjes së armatimit në Bahrejn, përkundër shqetësimeve lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se Uashingtoni ende ka shqetësim për “përdorimin e zgjeruar të forcës dhe gazit lotsjellës nga policia” në Bahrejn.

Sipas saj, asnjëri nga artikujt që Uashingtoni do ta dërgoj në Bahrejn, nuk mund “të përdoret për kontroll të masës”.

Prej vitit të kaluar në Bahrejn janë mbajtur protesta nga ana e shumicës shiite myslimane, e cila kërkon më tepër të drejta nga familja mbretërore sunite.

Qeveria i ka goditur protestat dhe i ka dënuar punëtorët mjekësorë, që janë kujdesur për të plagosurit.

Bahrejni është aleat kryesor ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

Në këtë vend është e vendosur Flota e Pestë e Marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG