Ndërlidhjet

OKB: Të mbrohen të drejtat e grave në Afganistan


Logoja zyrtare e samitit të NATO-s në Çikago

Logoja zyrtare e samitit të NATO-s në Çikago

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago, që të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Afganistan, para se trupat e jashtme të tërhiqen nga ky vend, në vitin 2014.

Jan Kubish, i dërguari special i OKB-së në Afganistan, tha sot se përmirësimet e bëra në arsimin edhe sigurinë e femrave afgane, gjatë dekadës së fundit, mund të humben derisa qeveria në Kabul po përpiqet të arrijë pajtueshmëri me talibanët, ndërsa NATO-ja përgatitet të largohet.

Zyrtarët që do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Çikago të Shteteve të Bashkuara më 20 dhe 21 të këtij muaji, do ta shqyrtojnë çështjen e financimit të forcave të sigurisë në Afganistan dhe mbështetjen për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG