Ndërlidhjet

Siri: U liruan dy gazetarë nga Turqia


Gazetarët e përcjellur nga policia, në organizim të qeverisë së Sirisë, i shohin dëmet në një objekt fetar
Gazetarët e përcjellur nga policia, në organizim të qeverisë së Sirisë, i shohin dëmet në një objekt fetar
Dy gazetarë turq të burgosur për dy muaj në Siri, janë liruar dhe janë nisur për në shtëpitë e tyre, pasi negociatat për këtë çështje ishin ndërmjetësuar nga Irani.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, ka shpallur sot nëpërmjet rrjetit Tvitter, se kameramani Hamit Çoskun dhe reporteri Adem Oskoshe, janë liruar dhe janë në rrugë për në Teheran, prej nga do të udhëtojnë për në Turqi.

Të dy personat mendohet se janë arrestuar në fillim të muajit mars, pasi kishin hyrë në Siri për të raportuar për luftimet ndërmjet forcave lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, dhe kryengritësve opozitarë në qytetin Idlib, afër kufirit me Turqinë.

Dëshmitarët kanë thënë se ata të dy ishin arrestuar nga militantët pro-qeveritarë, dhe i ishin dorëzuar inteligjencës së Sirisë.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me natyrën e negociatave për lirimin e gazetarëve turq ndërjmjet Iranit dhe Sirisë.
XS
SM
MD
LG