Ndërlidhjet

Nikolliq s'i pranon rezultatet, planifikon protesta


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq
Lideri i Partisë Progresive Serbe opozitare, Timosllav Nikolliq, ka deklaruar të shtunën se nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe se prej të dielës do të fillojnë “protesta të qeta, demokratike, jo të dhunshme në mbarë Serbinë”.

Nikolliq u tha gazetarëve, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Progresive Serbe, se kjo parti nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit, të cilat i ka publikuar Komisioni Zgjedhor Republikan.

Vendimi për protesta në Beograd dhe ai për mospjesëmarrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, do të merret nesër, ka thënë Nikoliq.(f.b.)
XS
SM
MD
LG