Ndërlidhjet

Greqi: Presidenti i fton liderët politikë


Karolas Papulias
Karolas Papulias
Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, i ka ftuar tre liderët kryesorë politikë për biseda për formimin e qeverisë së koalicionit për ditën e nesërme, në përpjekjen e minutës së fundit për formimin e qeverisë.

Zoti Papulias do të takohet me liderët e partisë konservatore, socialiste dhe asaj radikale të majtë.

Kjo parti radikale kishte fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, por deri tash ka dështuar në formimin e qeverisë.

Nëse Papulias dështon në ndërmjetësimin e arritjes së koalicionit qeverisës, atëherë Greqia do të jetë e detyruar të mbajë zgjedhje të reja muajin e ardhshëm.

Paqartësia i ka hedhur në dyshim përkushtimet e Greqisë ndaj masave të kursimit të imponuara sipas marrëveshjes për pakon e ndihmës në shumë prej 130 miliardë euro.

Shefi i Bankës Qendrore të Gjermanisë i ka tërhequr vërejtjen Greqisë se nuk do të ketë ndihmë financiare nëse Athina i hedhë poshtë marrëveshjet me kreditorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG