Ndërlidhjet

Shkup: Maqedonasit me kundërprotesta para Qeverisë


Protestat e maqedonasve
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Protestat e maqedonasve

Rreth 100 të rinj maqedonas të shtunën kanë protestuar para Qeverisë së Maqedonisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik, njëherësh duke kërkuar që të dënohen autorët e vrasjes së pesëfishtë në Shkup.

Të rinjtë maqedonas të organizuar përmes rrjeteve sociale me flamuj, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë brohoritur thirrje antishqiptare, si dhe kundër Qeverisë, si : “Qeveria shqiptare”, “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”, “Stop terrorizmit islamik” etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehura fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.

“Po ashtu siç i mbrojtën dje shqiptarët ata, të cilët i vranë të rinjtë maqedonas, ne sot u kundërpërgjigjemi atyre protestave. E bëjmë këtë, sepse ata janë të rinj”, ka deklaruar një nga protestuesit maqedonas, duke sqaruar arsyet e kësaj proteste.

Ndërkaq, në Tetovë, të shtunën është mbledhur kryesia qendrore e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, me ç’rast ka diskutuar për ngjarjet e fundit, përfshirë dhe protestat e fundit dhe kërkesat e adresuara të premten nga protestuesit shqiptarë.

“Protestat janë e drejtë legjitime e garantuar me Kushtetutë e qytetarëve të Maqedonisë. Ne, si parti, kemi vënë themelet e demokracisë në këtë vend dhe interesi ynë dje ka qenë që të mos lëndohet asnjë protestues. Këtë, pra, e patëm fokusin kryesor, duke mundësuar parakushte që secili të shprehë vërejtjet e veta, mllefin e vet në mënyrë demokratike”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Kurse, në pyetjen se a do të merret parasysh kërkesa e protestuesve të së premtes, për dorëheqje të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se për momentin duhet lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, por të gjitha mundësitë janë të hapura, sidomos pas përfundimit të procesit kur edhe do të bëhet një evaluim i rrjedhës së tij.

“Për momentin ne jemi të fokusuar që të përmbyllet i gjithë procesi i hetimeve dhe t’i lëmë institucionet ta përfundojnë punët e vet. Natyrisht, pas përfundimit do bëhet një rievaluim i krejt situatës, eventualisht për të marrë konkluzat tjera. Por, prapë të lejojmë që Këshilli i Përgjithshëm të jepa mendimin e vet dhe pastaj kryesia të nxjerrë konkluzionet nga ajo”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka kumtuar se po ndjek rrjedhën e aktiviteteve të protestës të së premtes, organizuar nga shqiptarët me ç’rast protestuesit thyen xhama të ndërtesës së Qeverisë dhe asaj të Komunës së Çairit dhe se do të merren masa konkrete pasi të dokumentohen dhe identifikohen të gjithë ata që shkaktuan dhunë.
XS
SM
MD
LG