Ndërlidhjet

Merdare: Ndërprerje e qarkullimit për shkak të protestës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës njoftoi se në pikë kalimin kufitar në Merdare është ndërprerë qarkullimi i automjeteve transportuese me peshë, në të dy drejtimet, atë nga Serbia për në Kosovë dhe anasjelltas.

“Ndërprerja e qarkullimit të automjeteve transportuese të ngarkuara me peshë është bërë për arsye të organizimit të një proteste të një grupi qytetarësh serbë në territorin e Serbisë, të cilët në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën me arsyetimin se më datë 11.05.2012 një kamion i ngarkuar me rërë, nga pasha e rëndë ju ka dëmtuar një urë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zyrtarë të Policisë Kufitare të Kosovës thuhet se kanë kontaktuar autoritetet policore serbe për t’u sqaruar se automjetet e vogla dhe automjetet transportuese të cilat nuk janë të ngarkuar me peshë të rëndë mund të qarkullojnë, ndërsa atyre që janë të ngarkuara me peshë të rëndë u është ndërprerë qarkullimi deri në një vendim të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG