Ndërlidhjet

Kiev: Demonstratë në mbështetje të Timoshenkos


Presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite, dhe Julia Timoshenko (e shtrirë) gjatë takimit në spital më 11 maj

Presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite, dhe Julia Timoshenko (e shtrirë) gjatë takimit në spital më 11 maj

Qindra njerëz janë tubuar sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të protestuar kundër regjimit të presidentit, Viktor Janukoviq, dhe për të shprehur mbështetje për ish kryeministren e burgosur, Julia Timoshenko.

Demonstruesit kanë kërkuar lirimin e zonjës Timoshenko nga vuajtja e dënimit prej 7 viteve burg, ndërsa vajza e saj, Jevhenia, e ka lexuar një letër nga e ëma, që ka kërkuar mekanizma të rinjë për forcimin e shtetasit të zakonshëm, në mënyrë që të mund të filloj procedura e shkarkimit të zyrtarëve shtetëror.

Kjo demonstratë u bë vetëm një ditë pasi presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite, i ka tërhequr vërejtjen Janukoviqit, se Ukraina po rrezikon të “izolohet” nga Evropa, nëse ajo vazhdon t’i shkelë të drejtat e Timoshenkos dhe të protestuesve të tjerë opozitarë.

Zonja Gribauskaite, poashtu, e ka vizituar Julia Timoshenkon në një spital të Harkovit, ku ajo po trajtohet për dhemje të shpinës dhe nga pasojat e grevës së urisë, që e kishte filluar pasi i kishte akuzuar rojat e burgut se e kishin rrahur.
XS
SM
MD
LG