Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë dy ushtarë të NATO-s


Ilustrim

Ilustrim

Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë sot nga sulmuesit me uniforma të policisë afgane, ka njoftuar Aleanca veriperëndimore.

Në kumtesë nuk jepet kombësia e të vrarëve, por thuhet se mbetet e paqartë nëse sulmuesit ishin aktualisht oficerë të policisë afgane ose kryengritës të veshur me uniforma policore.

Sulmi ka ndodhur në një lokacion të paspecifikuar në pjesën jugore të Afganistanit.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët afganë thanë se një ushtar britanik është vrarë dhe një tjetër është plagosur kur dy oficerë të policisë afgane kanë hapur zjarr kundër tyre, në një bazë të provincën jugore Helmand.

Këta zyrtarë thanë, poashtu, se njëri sulmues është vrarë ndërsa tjetri është plagosur.
XS
SM
MD
LG