Ndërlidhjet

Kabul: Është vrarë negociatori për paqe


Arsala Rahmani

Arsala Rahmani

Një person i armatosur e ka vrarë sot pjesëtarin kryesor të Këshillit Paqësor të Afganistanit, që ishte një ish udhëheqës taliban, i cili më vonë u bë negociator.

Vrasja është parë si goditje ndaj përpjekjeve të qeverisë afgane për të zhvilluar negociata për zgjidhje politike të luftës kundër militanëtve talibanë.

Policia tha se negociatori, Arsala Rahmani, ishte në veturën e tij kur u vra nga personi i panjohur i armatosur në një udhëkryq, në pjesën perëndimore të Kabulit.

Talibanët i kanë hedhur poshtë pohimet për përgjegjësi, megjithqë më herëpt ata kishin indikuar se do t’i marrin në shënjestër negociatorët për paqe.

I ndjeri Rahmani ishte njëri nga 70 afganët dhe ish talibanët me ndikim, që ishte nominuar nga presidenti afgan, Hamid Karzai, për të bërë përpjekje për pajtim me militantët talibanë.

Arsala Rahmani kishte shërbyer si ministër i arsimit të lartë në regjimin taliban.

Pas rënies së regjimit taliban, ai kishte bashkëpunuar me qeverinë e Karzait dhe kishte shërbyer edhe në Parlament.
XS
SM
MD
LG