Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Romni kundër martesës së gjinisë së njejtë


Mit Romni gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij

Mit Romni gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij

Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, që pothuajse e ka fituar nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në muajin nëntor, e ka kundërshtuar martesën e gjinisë së njejtë dhe poligaminë, derisa e ka shprehur besimin e tij në vlerat e krishtera dhe familje.

Tri ditë pasi Barak Obama, u bë presidenti i parë amerikan, që publikisht i ka mbështetur martesat e gjinisë së njejtë, zoti Romni, në një Universitet Kristian në Virgjinia, tha se “përparësia e familjes mbetet në zemër të parimeve që e përforcojnë kombin”.

Mit Romni kalimthi e ka përmendur fenë e tij mormone, e cila disa votues kristianë konservatorë i ka shqetësuar.

Por, para evangjelistëve të krishterë ai u shpreh se “martesa është marrëdhënia ndërmjet një mashkulli dhe një gruaje”.
XS
SM
MD
LG